
Lexoni edhe:
Partitë politike unike, kërkojnë që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Media raportoi pak më parë për disa të shtëna me armë zjarri që kanë ndodhur në fshatin Gushtericë të Graçanicës, ku një person ka mbetur i vdekur.
Burimet kanë bërë të ditur se dyshohet që viktima është qëlluar për vdekje nga vëllai i tij.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari është zyrtar i Policisë së Kosovës.
Këto janë informatat e para që Sinjali i ka siguruar dhe është në përpjekje për t’i konfirmuar me Policinë e Kosovës.
(Kosova Sot Online)