Lexoni edhe:
Vrasje në fshatin Gushtericë, zyrtari i Policisë së Kosovës vret vëllain e tij
Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj është pritur nga ana e zv.Komandantit të Divizionit të 10-të tankist, gjeneralit Michael Podzus.
Zemaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se takimi me gjeneralin Podzus ishte mbresëlënëse dhe një nder i veçantë që në cilësinë e Përfaqësuesit të Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n mori pjesë në këtë takim.
Vrasje në fshatin Gushtericë, zyrtari i Policisë së Kosovës vret vëllain e tijLexoni edhe:
“Ishte nder i veçantë që në cilësinë e Përfaqësuesit të Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n morri pjesë në këtë si dhe anëtarit të nderit të Kontigjentit të Parë të forcave gjermane të Bundeswehr-it, të cilët në vitin 1999 së bashku me forcat tjera të NATO-s i sollën lirinë Kosovës, i shoqëruar nga ish komandanti i këtyre njësive, gjeneral major, Manfred Hofmeyer si dhe oficerët drejtues të sektorëve ushtarake nga Kontigjenti i Parë-1999, vizituam Komandën Ushtarake të Divizionit të 10-të të forcave tankiste”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Ishte nder i veçantë që në cilësinë e Përfaqësuesit të Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n morri pjesë në këtë si dhe anëtarit të nderit të Kontigjentit të Parë të forcave gjermane të Bundeswehr-it, të cilët në vitin 1999 së bashku me forcat tjera të NATO-s i sollën lirinë Kosovës, i shoqëruar nga ish komandanti i këtyre njësive, gjeneral major, Manfred Hofmeyer si dhe oficerët drejtues të sektorëve ushtarake nga Kontigjenti i Parë-1999, vizituam Komandën Ushtarake të Divizionit të 10-të të forcave tankiste.
Përderisa shoqërimi në reparte të ndryshme, në të cilat ushtarët dhe oficerët ndanin kujtime të ndryshme nga shërbimi i tyre ndër vite në Kosovë, jo vetëm që janë treguesi më i mirë për punën e madhe dhe kontributin që Gjermania ka dhënë, por ato shënojnë fuqishëm lidhjen emocionale që dhjetëra mijëra ushtarë dhe oficer e kanë ndërtuar me vendin dhe popullin tonë.
Po ashtu, i lumtur që një pjesë të oficerëve dhe veteranëve i takuam përsëri, dhe krenar për 23 vite bashkëpunim dhe punë në periudha të ndryshme, në shërbim të lirisë, ndërtimit të paqes dhe shtetit të Kosovës.
Të gjithë veteranët e komandës së parë gjermane të vitit 1999, në ndërkohë janë pensionuar, por as kjo dhe as vitet e pleqërisë nuk i kanë penguar të përkushtohen dhe mirëmbajnë lidhjen e tyre me Kosovën. Ata me krenari e quajnë vetën, veteran të një lufte e cila ishte bërë për ta çliruar një popull të robëruar.
Gjermania u përfshi në luftë të hapur në vitin 1999 për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, nën aprovimin e mandatit të intevenimit humanitar ushtarak, për të ndërprerë dhunën dhe terrorin, dëbimet masive, vrasjet në masë e cila kishte arritur deri në një shkallë gjenocidi nga ana e regjimit dhe forcave serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.
Sot, Kosova është e bekuar me miq të shumtë, të cilët ju gjetën pranë në ditët më të vështira.
Përjetësisht mirënjohës!
(Kosova Sot Online)