
Lexoni edhe:
BE-ja po kushtëzon seriozisht Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin
Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari është duke raportuar në Komisionin për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës lidhur me gjendjen e administrimit të rezervave shtetërore të mallrave.
Raportimi i ministres po bëhet pa praninë e mediave.
BE-ja po kushtëzon seriozisht Serbinë dhe Aleksandër VuçiqinLexoni edhe:
Mielli dhe prodhimet e miellit, ilaçet, produktet higjienike, si dhe nafta, janë produktet kryesore që përbëjnë rezervat shtetërore të Kosovës.
Ekspertët thonë se ato mund të përdoren në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e katastrofave natyrore, luftërave apo edhe krizave në furnizim.
Pas këtij raportimi, në Komisionin për Ekonomi për pritet të shqyrtohet raporti vjetor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2021.
(Kosova Sot Online)