Lexoni edhe:
Ndërrimi i strukturave politike në vend nuk duhet të ndikojnë tek zyrtarët profesional në konsistencën për lobim
Dy motra u martuan aksidentalisht me dhëndrit e gabuar kur u ndal rryma gjatë dasmës së tyre të përbashkët.
Ceremonia po ndodhte në fshatin Aslana në shtetin Madhya Pradesh, Indi, kur ndërprerja e pafat e energjisë shkaktoi kërdi me procedurat.
Në konfuzion, prifti ka vazhduar me ritet, por rastësisht ka ngatërruar çiftet.
Babai i nuseve Ramesh Lal sugjeroi se prifti mund të ketë qenë i hutuar pasi të dyja gratë ishin me fustane të kuqe me vello mbi fytyrën e tyre. Nuk dihet nëse dyshja i njihnin burrat me të cilët po martoheshin.
Është një traditë që edhe burrat indianë të veshin një vello me lule kur martohen me nuset e tyre.
Megjithëse gabimi u korrigjua më vonë.
(Kosova Sot Online)