Lexoni edhe:
Dy dekada me politikan të shantazhuar në pushtet, u amnistuan krimet e Serbisë, nuk menduan për shtet
Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, gjatë qëndrimit në Izrael, ka dhënë një intervistë për televizionin i24news, ku ka folur për Marrëveshjen e Washingtonit dhe njohjen e Kosovës nga Izraeli.
Gërvalla tha se janë të lumtur që ShBA ka ndihmuar në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli por që tani e tutje s’ka nevojë për mbikqëyrje nga Washingtoni në marrëdhëniet me Izraelin.
“Ne jemi të lumtur që SHBA-ja ka ndihmuar në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli por mendoj se neve nuk na nevojitet më shumë Washingtoni në marrëdhëniet që kemi[me Izraelin] sepse ne mund të bëjmë më të mirën pa nevojën që Washingtoni të na mbikëqyrë çfarë po bëjmë ne por në të njëjtën kohë në Washington janë të lumtuar me atë që kemi arritur dhe do të jenë edhe më të lumtur kur t’i shohin rezultatet konkrete të asaj që është arritur në shtator 2020”, tha ajo.
Tutje zëvendëskryeministrja Gërvalla u shpreh se i kanë qëndruar premtimit të qeverisë Hoti se ambasada e Kosovës do të vendoset në Jerusalem.
“Ne marrim vet vendimet se ku hapim ambasadën tonë dhe ka qenë premtim dhe angazhim i qeverisë së kaluar në Uashington që ne do ta hapim ambasadën tonë në Jerusalem dhe ne i kemi qëndruar premtimit tonë, edhe të tjerët kanë premtuar njëjtë por nuk po i shoh këtu përreth kështu që ne mbajmë premtimet tona sepse jemi partenrë të besueshëm ndërkombëtarisht”, tha Gërvalla.
(Kosova Sot Online)