Lexoni edhe:
Armët moderne nuk janë për sorra, Ballkani perëndimor po rrezikohet nga Serbia!
Tre muaj pasi u arrestua për sulm ndaj vëllezërve e xhaxhait, Agron Saramati, 38-vjeçar nga Prizreni, ka përfunduar sërish në prangat e Policisë. I njohur për dhunë në familje, viktimë e Sarmatit kësaj radhe ishte gruaja e tij. Ai dyshohet se dje, në orët e mëngjesit ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Policia e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprën penale “dhunë në familje”.
Kjo nuk është hera e parë që Agron Saramati është në telashe me ligjin. Para disa muaj ai qëndroi një muaj në paraburgim pasi dyshohej për disa vepra penale.
Armët moderne nuk janë për sorra, Ballkani perëndimor po rrezikohet nga Serbia!Lexoni edhe:
Sinjali ju sjellë detajet e rastit të mëhershëm
Më 12 shkurt të këtij viti, Agron Saramati u prangos nga Policia pasi sulmoi vëllezërit në shtëpinë e tyre, ku njërin e la pa vetëdije, e tjetrin e rrahu me grushte. Rasti ndodhi pas një debati që vëllezërit kishin pasur për shkak të disa mosmarrëveshjeve paraprake në familje.
Agroni dyshohet se fillimisht e kishte goditur njërin nga vëllezërit e tij me gotë qelqi në vetull, me ç’rast të njëjtit i kishte humbur vetëdija dhe mori trajtim mjekësor në spital, derisa kishte përdorur forcë edhe ndaj vëllait tjetër, duke e goditur me grushte. Përveç vëllezërve, nga sulmi i tij kishte pësuar edhe xhaxhai, të cilin e kishte goditur me gotë në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Edhe në rastin e shkurtit, bashkëshortja e Agronit kishte qenë viktimë. Pasi 38-vjeçari bëri kërdi me anëtarët e tjerë të familjes, ai iu kishte drejtuar gruas tij me fjalët “e kam një plumb, me atë plumb ka me të vra”.
Atë kohë, pas arrestimit të tij, Policia i kishte konfiskuar një AK-47 me një fishek.
Agron Saramati ka qëndruar një muaj në paraburgim, masë kjo e caktuar nga Gjykata Themelore në Prizren për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, lëndim i rëndë trupor, sulmi, lëndim i lehtë trupor dhe kanosja.
(Kosova Sot Online)