![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Pamje pak çaste para aplikimit në Këshillin e Europës
![Pamje pak çaste para aplikimit në Këshillin e Europës](/uploads/kosova-sot/images/2022/May/12/auto_TASS_51148967-600x3601652356009.jpg)
Kosova e ka dorëzuar sot aplikimin për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës.
Sharr Jakupi, shef i kabinetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka publikuar një fotografi të pak çasteve para aplikimit.
“Pak çaste përpara dorëzimit të aplikimit tonë në Këshillin e Europës, Strasburg”, ka shkruar Jakupi në Twitter.
MPJ e dorëzoi aplikimin për anëtarësim në KE pasi në një mbledhje të jashtëzakonshme, Qeveria obligoi MPJ-në që t’i zhvillojë procedurat për anëtarësim. Më poshtë mund t’i lexoni procedurat për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.
Ministria e Punëve të Jashtme publikoi një video të ministres Donika Gërvalla nga Strasburgu ku ajo njoftoi se nga sot fillojnë procedurat për shqyrtim të kërkesës nga ana e Këshillit, derisa tha se është optimiste që Kosova do të jetë anëtare e kësaj organizate të të drejtave të njeriut.
(Kosova Sot Online)