Në cilat organizata ndërkombëtare është e në cilat s’është Kosova anëtare
Kosova të enjten ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Deri tash ajo është bërë anëtare e disa organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe ato më të rëndësishme financiare dhe sportive.
Rel ka publikuar një infografikë, ku ka listuar organizatat ndërkombëtare pjesë e të cilave është Kosova, dhe ato që ende s’është anëtarësuar.
Kosova është anëtare e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Organizatës Botërore të Doganave, Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit, Federatës Botërore të Futbollit, Federatës Evropiane të Futbollit dhe Komitetit Olimpik.
Por, nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, NATO’s, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale(INTERPOL) dhe Agjencisë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO).
(Kosova Sot Online)