![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Hysni Gucati vjen në Kosovë, do të vizitojë babanë e tij në spital
![Hysni Gucati vjen në Kosovë, do të vizitojë babanë e tij në spital](/uploads/kosova-sot/images/2022/May/12/auto_CB04E6A0-9E3C-448E-BDA8-C0EB58B30FB81652357599.png)
Ish-kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka arritur sot në Kosovë.
Gazeta Sinjali mëson se Specialja e ka lejuar Gucatin të vizitojë babain e tij i cili po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës, nën masa të rrepta të sigurisë nga EULEX dhe Policia e Kosovës.
Ndryshe, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.
(Kosova Sot Online)