Haradinaj: Lajm i mirë aplikimi në KE, BE-ja t’ia hapë dyert Kosovës për proceset integruese

  • E. /
  • 12 May 2022 - 14:30
Haradinaj: Lajm i mirë aplikimi në KE, BE-ja t’ia hapë dyert Kosovës për proceset integruese

Kryetari i AAK-së e ka quajtur lajm të mirë për vendin aplikimin zyrtar të Kosovës në Këshillin e Europës.

Haradinaj ka shkruar se është jetike që BE-ja tani t’i hapë dyert Kosovës për proceset integruese.

“Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin. Është jetike për ne që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit. Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)