Lexoni edhe:
Ky është djathi ‘më i rrezikshëm’ në botë
Kosova dje edhe zyrtarisht ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ndaj një veprimi të tillë të institucioneve të Kosovës ka reaguar Serbia dhe presidenti serb, Vuçiq, duke pretenduar se Kosova e ka shkelur Marrëveshjen e Washingtonit.
Ky është djathi ‘më i rrezikshëm’ në botëLexoni edhe:
Lidhur me këtë për Express kanë folur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke thënë se Kosova dhe Serbia janë shtete sovrane që kanë të drejtën e tyre të vendosin për prioritetet e tyre të politikës së jashtme.
“Kosova dhe Serbia janë vende sovrane me të drejtë të vendosin prioritetet e tyre të politikës së jashtme. Moratoriumi u krijua për të zgjeruar hapësirën për diskutim dhe kompromis mes Kosovës dhe Serbisë, që besojmë se është në interesat strategjike të të dyja vendeve. Ne besojmë se Dialogu i ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve të tyre është thelbësor për të dy vendet për të zhbllokuar të ardhmen e tyre evropiane dhe për të nxitur angazhimin e tyre urgjent, fleksibël dhe serioz në atë proces”, kanë thënë nga DASH për Express.
(Kosova Sot Online)