![](/uploads/kosova-sot/images/2022/May/13/200x200_auto_ariana16523873471652435744.jpg)
Lexoni edhe:
Gruaja e Ermal Fejzullahut bëhet me veturë luksoze të vitit 2021
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se projektligji i qeverisë që është sjellë në Kuvend për ndryshimin e ligjeve që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale i diskriminon veteranët e luftës.
Berisha tha në Kuvend se projektligji i largon veteranët nga rritja e pensionit të tyre.
Gruaja e Ermal Fejzullahut bëhet me veturë luksoze të vitit 2021Lexoni edhe:
“Projektligji që e keni sjellë ju parasheh që të largojë veteranët nga rritja e pensionit të tyre do të thotë përveç veteranëve, do të thotë ata së pari. Veteranët nuk e kanë pensionin si shpërblim por burim të ekzistencës, pra nëse e marrin këtë pension nuk mund të punojnë diku tjetër që edhe kjo është diskriminim”, tha Berisha.
Ai shtoi se AAK-ja nuk e voton projektligjin derisa të ndryshohet neni për pensionet e veteranëve.
“Ne e shohim këtë casje si diskriminuese ndaj kësaj kategorie që i dhanë gjymtyrët për vendin, andaj kërkojmë që ky nen diskriminues të largohet në mënyrë që pensionet e tyre të jenë në vijë me pagën minimale ashtu sic është e paraparë me ligj. Këtu në Kuvend kjo kategori duhet të respektohet përndryshe ne jemi kundër këtij projektligji, pra nuk do ta votojmë derisa të ndryshohet”, tha Berisha.
(Kosova Sot Online)