Lexoni edhe:
Pas skandalit të arrestimit, Fjolla Morina përfundon në spital?
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në një intervistë për Deutche Welle ka folur për qëndrimin e tij ndaj iniciativës “Open Balkan”, të nisur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Abazoviq thotë se një çështje e tillë s’duhet dramatizuar dhe se opinioni i tij është që janë të mirëseardhura nismat që ndihmojnë integrimin në BE, por jo edhe ato që tentojnë të jenë zëvendësim për integrimin.
“Për mua edhe kjo situatë është e thjeshtë dhe s’duhet dramatizuar. Çdo gjë që mund të përdoret si një mjet për integrimin e shpejtë në BE është diçka e mirë. Për çdo gjë tjetër që mund të shihet si zëvendësim i integrimit evropian, ne nuk jemi të interesuar. Pra, gjithçka që na ndihmon që të hyjmë më shpejt në BE, si rajon apo si shtet, për ne është ok”, ka thënë Abazoviq.
Pas skandalit të arrestimit, Fjolla Morina përfundon në spital?Lexoni edhe:
I pyetur nëse “Open Balkan” është kundër konceptit të Procesit të Berlinit, Abazoviq ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se Open Balkan me Procesin e Berlinit kanë përputhshmëri.
Ai tutje thotë e njerëzit në Ballkanin Perëndimor përpiqen që të dramatizojnë çdo çështje, derisa shton se të gjitha nismat si Procesi i Berlinit, CEFTA e “Ballkani i Hapur” kanë mesazh të përbashkët bashkëpunimin rajonal.
Abazoviq thotë se në këtë rast emri është i parëndësishëm, duke theksuar tutje se rajonit i duhet besim, komunikim I mirë dhe bashkëpunim në mes të qeverive, derisa ka potencuar se s’duhet të shihet si armiqësore çdo gjë që vjen nga përtej kufirit.
“Jo! Këto janë në përputhshmëri me njëra-tjetrën. Problemi është se njerëzit në Ballkanin Perëndimor përpiqen të dramatizojnë çdo çështje. Procesi i Berlinit, CEFTA, “Ballkani i hapur” apo çdo nismë tjetër kanë si mesazh të përbashkët bashkëpunimin rajonal. Emri është i parëndësishëm. Po çfarë na nevojitet ne? Na duhet më shumë besim, komunikim më i mirë, projekte të përbashkëta, më shumë bashkëpunim mes vendeve dhe qeverive. Këto na nevojiten. Dhe nga këndvështrimi im, gjithçka shkon në këtë drejtim, është gjëja e duhur. Na duhen më pak tensione, depolarizim i rajonit, dhe për këtë na duhet t’i besojmë njëri-tjetrit dhe jo ta shohim çdo propozim që vjen nga përtej kufirit si diçka armiqësore.Ne nuk i shohim fqinjët tanë si armiq. I shohim si fqinjët tanë, si miqtë tanë, me shumë respekt dhe po përpiqemi të sjellim energji të reja dhe politikë të re në rajon. Mbase teza ime nuk është e saktë, por unë besoj fuqimisht tek ajo: që nacionalizmi është thellësisht i lidhur me korrupsionin. Dhe elitat politike që duan të promovojnë nacionalizmin, nuk e bëjnë këtë për patriotizëm, po për të mbajtur status quo-në dhe për të moslejuar ndërtimin e institucioneve. Sepse kur ndërtojmë institucione, dhe këtu nuk i referohem vetëm Malit të Zi por edhe rajonit, kur ndërtojmë institucione të forta atëherë marrëdhëniet mes njerëzve do të jenë më të mira, pavarësisht se çfarë shteti apo grupi fetar që përfaqësojnë. Pra, shoh një lidhje mes tyre”, ka thënë Abazoviq për Deutche Welle.
(Kosova Sot Online)