New York / Një rrugë në Bronx merr emrin 'Gjergj Kastrioti Skënderbeu'

  • E /
  • 16 May 2022 - 12:05
New York / Një rrugë në Bronx merr emrin 'Gjergj Kastrioti Skënderbeu'

Një rruge në Bronx të New Yorkut, ku jetojnë shumë shqiptarë, këtë të diel i është vënë emri i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Me flamuj kuq e zi e veshje kombëtare, ishin mbledhur fëmijë, gra e burra për të festuar.

Përmes një shkrimi në Twitter, Adamas thuri lavdë për shqiptarët.

Ai tha se shqiptarët janë komunitet i madh në New York, të cilët e gjallërojnë qytetin.

E po ashtu edhe biznesmenë të suksesshëm.

“Ne jemi shtëpia e komunitetit më të madh shqiptar në Amerikë. Shqiptaret në SHBA janë pronarë biznesesh të vogla, punëtorë të vijës së pare, që e bëjnë qytetin tonë të gjallë. Ishte një nder t’u bashkohesha sot për të festuar një hero kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, ka shkruar kryebashkiaku.

Përveç emërtimit që mori rruga e re, një tjetër rrugë në Nju Jork e mban emrin e veprimtarit të shquar shqiptar, Fan Noli. New-Yorku është stacioni i parë i emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Evropa në Amerikë.

Një pjesë e tyre qëndrojnë në këtë epiqendër zhvillimi në bregun lindor të kontinentit, shumë të hapur për të sapoardhurit. Pjesa tjetër vazhdon rrugën më tej për të shkuar në thellësi të Amerikës. Nga 200 mijë shqiptarë që kanë imigruar në Amerikë pas viteve ’90, një e katërta ka qëndruar në New York.
Këta shqiptaro-amerikanë jetojnë nëpër lagjet në Bronx, Staten Island, Queens, Brooklyn, të ngritura sipas zonave prej nga kanë ardhur nga Ballkani./Marrë nga ampress.ca

(Kosova Sot Online)