Prishtinasi hap adresë falso në emër të një vajze dhe u dërgon mesazhe familjarëve të saj
Një qytetar nga Prishtina ka hapur një adresë false në emër të një vajze dhe ka ngacmuar familjarët e saj.
I njëjti u ka dërguar mesazhe familjes së vajzës në fjalë.
Ai është arrestuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 15.05.2022-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte ngacmuar ankuesen femër kosovare duke hapur llogari në emër të saj, dhe duke dërguar mesazhe familjarëve të ankueses. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)