Sot pritet të bie shi, njihuni me parashikimin e motit

  • E. /
  • 17 May 2022 - 08:19
Sot pritet të bie shi, njihuni me parashikimin e motit

Të martën e mërkurën të reshura shiu. Nga e mërkura më ftohtë. me mot më të qëndrueshëm dhe më shumë diell në pjesën e dytë të javës, parashikon “Prishtina Weather”.

Të martën mbrëma dhe paraditen e së mërkurës depërtimi i një sistemi frontal edhe na sjell kushte për rrebeshe shiu me bubullima.  Ndërsa nga dita e enjte do të kemi mot më të qëndrueshëm dhe me më shumë diell, mirëpo me mëngjese mjaft të ftohta.  Nga e premta dhe fundjavë temperaturat marrin trend rritës përreth vlerave më mesatare. 

Datat:

17.05 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.  Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

18.05 – Freskët, paradite me reshje të dobëta shiu.  Ditën vransirat fillojnë të shpërndahen.

19.05 – Në mëngjes ftohtë.  Ditën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell, por mbetet më freskët.

20.05 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën e kryesisht me diell dhe stabil.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 13C, mirëpo ditën e enjte dhe premte zbresin në 4C e 5C, ndërsa maksimalet pasi rritën deri në 28C ditën e martë, të mërkurën e enjten zbresin edhe në 17C e 18C.

Fillimisht frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-8m/s, e nga dita e mërkurë frynë edhe erë më e fuqishme nga krahu verior 7-15m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave mesatare, e më pas në rritje lartë mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)