Një vajzë bie në lumin Bistrica në Pejë

  • E. /
  • 17 May 2022 - 12:44
Një vajzë bie në lumin Bistrica në Pejë

Një vajzë ka rënë në lumin Bistrica në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku i njëjti ka thënë se vajza është dërguar menjëherë në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 11, Policia është njoftuar se tek ish-tregu i gjelbërt një vajzë ka rënë në lum. Personi në fjalë është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, por është jashtë rrezikut për jetën. Njësitet policore po merren me rastin dhe ndodhin në vendin e ngjarjes, në spital për të kuptuar se si ka ardhur deri te kjo”, tha Rugova.

(Kosova Sot Online)