
Lexoni edhe:
Gjukanoviq pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani
Shpallja fajtor i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt me nga 4 vjet e gjysmë burg dhe nga 100 euro gjobë, ka bërë që familjarët të shpërthejnë në lot.
Familjet thonë se ky është një vendim i padrejtë sepse dokumentet kanë rrjedhur nga Specialja.
Gjukanoviq pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja OsmaniLexoni edhe:
Në aktgjykim të shpallur ndaj Gucatit e Haradinajt, atyre u llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.
Xhejlone Haradinaj, bashkëshortja e Nasim Haradinajt deklaroi për RTK-në se e kanë pritur këtë dënim sepse po të ndodhte e kundërta do të befasohej.
Ajo tha se moment i rëndë ishte sidomos çasti kur gjykatësi u shpreh se ata dënohen në emër të popullit.
“Unë e kam ditur se do të ndodhë kjo. Por nuk jemi mërzitur sepse kur është atdheu në pyetje, jemi mësuar”, tha ajo për RTK-në.
E në familjen Gucati thanë se kanë pritur se do të ketë drejtësi por sipas tyre, kjo është një padrejtësi tjetër.
(Kosova Sot Online)