Lexoni edhe:
Ultimatumi i ministrave të jashtëm të shteteve që përbëjnë grupin G7 në funksion të rifillimit të dialogut me Serbinë
Një ushtar rus u deklarua fajtor në një gjykatë në Kiev të mërkurën për vrasjen e një civili, në gjyqin e parë që Ukraina ka kryer për një akt që mund të konsiderohet një krim lufte që kur Rusia filloi agresionin e saj të plotë në shkurt.
Ushtari Vadim Shyshimarin, u deklarua fajtor për rasjen e 62 vjecarit që ngiste bicikletën në fshatin Chupakhivka në rajonin e Sumyt katër ditë pas fillimit të invazioni rus shkruan NeëYork Times.
I pyetur nga gjyqtari nëse e pranon fajësinë, ushtari rus u përgjigj “Po, plotësisht po”.
Gjyqi ka tërhequr një interes të gjerë të medias dhe publikut. Të mërkurën, salla e gjyqit ishite e mbushurë me gazetarë të mediave vendase dhe ndërkombëtare të lajmeve dhe gjykimi po transmetohehj në YouTube.
Prokurori, Andriy Sinyuk, e përshkroi seancën si një “procedurë të paprecedentë” në të cilën “një ushtarak i një vendi tjetër akuzohet për vrasjen e një civili të Ukrainës”.
(Kosova Sot Online)