![](/uploads/kosova-sot/images/2022/May/19/200x200_be-1652942114.jpg)
Lexoni edhe:
Serbia është shtet nacional fashist që ka shkaktuar gjakderdhje të madhe në Ballkan, të izolohet dhe ndëshkohet e të mos përkdhelet nga BE-ja
Në Kuvendin e Kosovës është miratuar Projektligji për policinë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Të gjithë deputetët e pranishëm në sallën e Kuvendit votuan pro këtij projektligji.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca njoftoi se 74 deputetë votuan PËR, asnjë s’ishte kundër si dhe nuk pati asnjë abstenim.
Gjatë miratimit të këtij projektligji në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se ky projektligj do ta ndihmojë policinë e FSK-së që të ketë autorizime për ta kryer misionin e saj.
“Policia ushtarake vepron brenda dhe jashtë kazermave të saj, andaj pjesëtarëve të uniformuar, punonjësve civil të mistrisë së mbrojtjes dhe FSK-së, ky projektligj u mundëson që të kenë autorizimet e nevojshme ligjore në mbështetje të misionit të vet”, kishte thënë ai.
(Kosova Sot Online)