![Kurti - opozitës: Hajnat kanë me shku në burg](/uploads/kosova-sot/images/2025/January/23/200x200_Zgjedhje_20251737615804.jpg)
Kreu i Deçanit: QUINT-it t’i japë përgjigje Qeveria për Manastirin
![Kreu i Deçanit: QUINT-it t’i japë përgjigje Qeveria për Manastirin](/uploads/kosova-sot/images/2022/May/20/auto_manastiri-1-600x3601653044506.jpg)
Disa herë radhazi shtetet e QUINT-it janë duke i bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të implementojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për çështjen e pronave të manastirit të Deçanit.
Një komunikatë të tillë e kanë lëshuar edhe sot, duke shënuar kështu herën e katërt që e bëjnë thirrjen e njëjtë brenda mandatit të Qeverisë Kurti.
Lidhur me këtë kërkesë të përsëritur të QUINT-it ka folur kreu i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ramosaj ka thënë se përgjigje për këtë çështje duhet të japë Qeveria e Kosovës.
‘Për këtë Qeveria të japë përgjigje. Për qytetarët e Deçanit dhe për mu personalisht është vendim i padrejtë. Është çështje e Qeverisë’’, ka thënë ai për Periskopin.
(Kosova Sot Online)