Lexoni edhe:
Në këtë shtet nuk u punua mirë në asnjë sistem të jetës dhe të punës, kjo çka sot po shohim dhe po përjetojmë është më shumë qesharake së sa serioze
Një femër ka marrë lëndime trupore pasi është sulmuar nga një tufë qensh endacak.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 01:00 në rrugën e “Reçakut”, në Ferizaj.
Siç thuhet tutje në raport, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
“Viktima femër kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi që është sulmuar nga një tufë qensh endacak. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)