Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti

  • E. /
  • 23 May 2022 - 12:50
Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti

Një shpërthim ka ndodhur në një pikë të tregtimit të gazit në lagjen 14 në Shkozet. Në pikën e tregtimit kanë qenë duke punuar dy pronarët dhe gjatë punimeve ka ndodhur një shpërthim.

Ata kanë pësuar djegie në pjesën e fytyrës dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka kryer veprimet hetimore, por dyshohet për një ngjarje aksidentale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi.

Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)