Shtesa 100 euro, flet edhe njëherë ministri Murati

  • E /
  • 23 May 2022 - 13:44
Shtesa 100 euro, flet edhe njëherë ministri Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë një konference për media është deklaruar për shtesën prej 100 eurosh.

Ai u pyet për shtesat prej 100 euro, që pritet t’iu ndahen punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve.

Murati tha se komisioni është formuar, kurse afati për aplikim ka përfunduar javën e kaluar.

Megjithatë, ai shtoi se komisioni shumë shpejt do ta kryejë punën e tij.

“Komisioni është formuar, afati i aplikimit ka qenë deri në javën e kaluar. Ka krijuar më shumë telashe sesa që ka zgjidhur probleme me pasë fillu me i trajtu një nga një, është dashur të pritet të kryhet afati, që komisioni me fillu punën. Po besoj që shumë shpejt do ta kryejë punën”, tha ai.

(Kosova Sot Online)