Lexoni edhe:
Gjashtë javë nga vendimi, punëtorët e sektorit privat dhe studentët ende s’i kanë marrë 100 eurot e Qeverisë
Njësia Rajonale e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollës së trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në zonën urbane në Vushtrri, përmes radarit ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 99 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
“Sipas dispozitave të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor Nr. 05/L-088, ndaj drejtuesit të automjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, pesë(5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse- një (1) vit i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)