Lexoni edhe:
Presioni ndërkombëtar mbi Serbinë, nën hijen e konfliktit ruso-ukrainas, do të ndikojë në arritjen më të shpejtë të marrëveshjes për njohje dhe normalizim me shtetin e Kosovës
Një autobus është shkrumbuar në Novoselë në autostradën Fier –Vlorë, teksa kishte shkuar të marrë punonjësit e një fasonerie nga Cakrani.
Përpara se të marrë flakë janë dëgjuar shpërthime, ndërsa punëtorët kanë zbritur në kohë nga autobusi.
“Më datë 26.05.2022, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz“, njofton policia.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nga pamjet shikohet se autobusi është shkrumbuar plotësisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
(Kosova Sot Online)