Lexoni edhe:
Presioni ndërkombëtar mbi Serbinë, nën hijen e konfliktit ruso-ukrainas, do të ndikojë në arritjen më të shpejtë të marrëveshjes për njohje dhe normalizim me shtetin e Kosovës
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka kursyer kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama duke folur nga Davosi, ku u mblodhën liderët e rajonit.
Vuçiq u takua atje edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të cilin e ka ftuar t’i bashkohet nismës “Ballkani i Hapur”. Në këtë pikë, ai u pyet nëse mendon se një nga sukseset e kësaj nisme është fakti që Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka vlerësuar rezolutën për ta dënuar gjenocidin në Srebrenicë, raportojnë mediat serbe.
Presidenti serb tha se përgjigjja e kësaj pyetje do ta vinte Ramën në pozitë të vështirë.
“Ne kemi marrëdhënie të mira si vende dhe si kombe me mirëkuptim gjithnjë e më shumë. Realisht nuk do ta vë Ramën dhe askënd në pozitë të vështirë për ta lavdëruar veten në publikun vendas. Nuk ka kuptim. Ne i besojmë njëri-tjetrit”, ka thënë Vuçiq.
Ai e vlerësoi shumë qasjen e Ramës në Bruksel së fundmi.
(Kosova Sot Online)