Sa shitet një temë diplome në Kosovë?
Për hapin e fundit drejt diplomimit mund ta zgjedhin rrugën më të lehtë. Studentët e Fakultetit të Mjekësisë lehtësisht mund të porosisin që temën e diplomës t’ua përgatis dikush tjetër.
Kjo po mundësohet përmes faqeve të ndryshme në rrjete sociale, të cilët vijnë madje edhe nga Shqipëria.
Çmimi për të përgatitur temën nga kjo faqe është 200 euro.
Numri i studentëve që kanë zgjedhur që temën e diplomës ta punojnë në këtë formë, me gjasë ngritët gjatë qershorit.
Shërbime të ngjashme ofrohen edhe në Kosovë. Veçse këta kërkojnë që negocimi për çmim të bëhet duke u takuar fizikisht.
Faqe të ngjashme ka në rrjete sociale të cilat ofrojnë punime të ndryshme. Më pas puna e tyre vlerësohet edhe nga studentët.
Mirëpo, rastet e tilla nuk mund të evidentohen nga Universiteti i Prishtinës. Kështu thotë prodekani i Fakultetit të Mjekësisë, Valon Krasniqi.
(Kosova Sot Online