![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Tragjike në kryeqytet, mbyten dy të mitur
![Tragjike në kryeqytet, mbyten dy të mitur](/uploads/kosova-sot/images/2022/May/04/auto_LAJMI_I_FUNDIT1651650116.jpg)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë, ku dy të mitur janë mbytur në liqenin e Prushit.
Policia njofton se të miturit janë të moshave 11 dhe 13 vjeç, ndërsa polumbarët e RENEA-s janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur gjetjen e trupave të tyre.
Tiranë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.
Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)