Ky është personi që vdiq pas aksidentit me motoçikletë në rrugën Kllokot-Viti

  • E /
  • 28 May 2022 - 10:59
Ky është personi që vdiq pas aksidentit me motoçikletë në rrugën Kllokot-Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti me një telegram ngushëllimi ka ngushëlluar familjarët e qytetarit i cili humbi jetën aksidentalisht me motoçikletë, ndërsa ndjeri është Qendrim Lutfiu nga fshati Goshicë e kësaj komune.

Në telegramin drejtuar familjes së të ndjerit, i pari i Vitisë shpreh ngushëllimet në emër të tij personal dhe të institucionit të cilin e udhëheqë.

“Me pikëllim të thellë, sot morëm lajmin për aksidentin tragjik ku si pasojë kemi humbur një qytetarë tonin, të riun Qendrim Lutfiu. E nderuar familja Lutfiu, të nderuar miq e qytetarë të fshatit Goshicë e Viti, në emër të institucioneve komunale, dhe në emër timin personal pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Bashkëndjejmë dhimbjen me ju!”. thuhet në telegram
Siç ka njoftuar Policia, aksidenti në rrugën Kllokot-Viti ka përfunduar me fatalitet dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)