Lexoni edhe:
Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
Një 17-vjeçar ka grabitur disa bastore me pistoletë të plastikës.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se personit i janë gjetur dhe konfiskuar objekte të lidhura me krimet.
Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar NishaniLexoni edhe:
Njoftimi i MPB-së:
Më datë 27 Maj 2022 rreth orës 09.00 në një lokal bastesh sportive, 17-vjeçari nën kërcënim me armë të plastikës i ka marrë para punonjëses dhe po atë ditë ka kryer një grabitje në mënyrë identike në një lokal tjetër bastesh sportive.
Të njëjtën vepër 17-vjeçari e ka kryer më datë 26 Maj 2022 në një bastore sportive në zonën e Karposhit, më datë 23 Maj 2022 në një lokal bastesh në zonën e Aerodromit, më datë 17 Maj 2022 në zonën e Kisella Vodës, më 06 Maj 2022 dhe më 30 Prill 2022 në pikat e basteve në zonën e Aerodromit.
I mituri ka pranuar se ka kryer edhe tre grabitje të tjera në baste sportive në zonën e Aerodromit, dhe atë me 27 Mars 2022, më 23 Mars 2022 në orën 21:00 dhe më 3 dhjetor 2021 rreth orës 18:00, kur me kërcënim u ka marrë para punonjësve.
Personit i janë gjetur dhe konfiskuar objekte të lidhura me krimet.
(Kosova Sot Online)