Lexoni edhe:
Ish ministrja e integrimeve evropiane Dhurata Hoxha me aktakuzën e dytë për korrupsion, fondin e liberalizimit të vizave e përdori për fushatë zgjedhore në zgjedhjet parlamentare
Këshilltari ukrainas i mbrojtjes, Yuriy Sak, duke folur për BBC Radio, ka thënë se nëse Perëndimi i dërgon Ukrainës armët që i nevojiten mund ta ndërrojë rrjedhën e luftës.
Ai thotë se forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë disa në muajin e fundit, por ende kanë nevojë për më shumë.
“Nevoja më urgjente për momentin janë të ashtuquajturat sisteme raketore me shumë lëshime, MLRS, sepse ato kanë një rreze zjarri më të madhe se ajo që kemi ne për momentin dhe do të na lejojnë të korrigjojmë çekuilibrin në artileri në lindje dhe sigurisht që kjo do të ndryshojë lojën”, thotë ai.
Ai u pyet edhe në lidhje me sugjerimin që po përflitet që Ukraina mund t’ia dorëzojë Donbasin Rusisë për t’i dhënë fund luftës.
“Ukraina nuk do të pajtohet kurrë me ndonjë përfundim të tillë të luftës, e cila do t’ia heqë disa territore. Ne kemi nevojë për mbështetje ushtarake për të arritur qëllimet tona, për të rivendosur integritetin tonë territorial të paktën në nivelin e para 24 shkurtit [kur Rusia pushtoi Ukrainën]”.
(Kosova Sot Online)