
Lexoni edhe:
Dy vite nga vjedhja spektakulare e 2.8 milionë euro nga thesari asnjë i dënuar, po vazhdon loja me proces gjyqësor të kontrolluar nga krimi i organizuar
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nisi vizitën zyrtare në Greqi.
Bashkë me shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, kryekuvendari Konjufca, fillimisht u ndal në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Athinë.
Në ambienetet e reja të kësaj zyreje, ata u pritën nga Fitim Gllareva, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës.
Greqia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, prandaj Konjufca tha se janë në pritje që të marrin njohjen e Kosovës nga ky shtet, në mënyrë që kjo zyrë të shndërrohet si Ambasadë.
(Kosova Sot Online)