Abdixhku mirënjohës ndaj EPP-së për rezolutën që Kosovës t’i liberalizohen vizat
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i ka falënderuar Partitë Popullore Evropiane (EPP) për rezolutën e miratuar në mbështetje të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se qytetarëve të Kosovës i është vonuar e drejta e lëvizjes së lirë.
“Në ditën e dytë të Kongresit të EPP, me sponzorizimin e partisë më të madhe austriake, Die Volkspartei (ÖVP) partisë së kancelarit austriak, Karl Nehammer, u votua rezoluta në mbështetje të liberalizimit të vizave të Kosovës”, ka thënë ai.
“Me votat dërmuese të delegatëve të EPP, dhe me miratimin edhe të partive tona simotra që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, rezoluta bën thirrje për mbështetjen e shtetit tonë dhe qytetarëve tanë në këtë të drejtë bazike dhe tashmë të vonuar”, ka shkruar ndër tjerash Abdixhiku në Facebook.
EPP-ja është union i partive popullore të djathta, pjesë e secilës është edhe LDK-ja.
Disa nga këto subjekte politike qeverisin nëpër vende të Bashkimit Evropian.
E Kosova është vendi i vetëm në rajon pa liberalizim vizash.
(Kosova Sot Online)