Biden: Nuk do të përpiqemi ta rrëzojmë Putinin nga pushteti

  • E. /
  • 01 June 2022 - 15:22
Biden: Nuk do të përpiqemi ta rrëzojmë Putinin nga pushteti

Presidenti Joe Biden njoftoi dërgimin e sistemit të raketave me rreze më të gjatë veprimi, por preku edhe çështje të tjera kyçe në konflikt. Ai deklaroi hapur, për shembull, se SHBA nuk do të kërkonte të largonte Vladimir Putin nga pushteti, shkruan BBC.

“Sado që nuk pajtohem me zotin Putin, Shtetet e Bashkuara nuk do të përpiqen të sjellin rrëzimin e tij. Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara ose aleatët tanë nuk sulmohen, ne nuk do të përfshihemi drejtpërdrejt në këtë konflikt”, tha Biden.

Presidenti shtoi më pas se SHBA nuk do të kërkonte të zgjaste konfliktin vetëm për t’i shkaktuar dhimbje Rusisë. Ai gjithashtu theksoi se SHBA-ja nuk dëshironte luftë ndërmjet NATO-s dhe Rusisë dhe kërkoi të siguronte Moskën se nuk do ta inkurajonte Ukrainën të sulmonte jashtë territorit të saj.

Komenti i tij në lidhje me largimin e Putinit nga pushteti duket se sqaron deklaratën që bëri në muajin mars gjatë një vizite në Poloni, ku tha: Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet

Analistët u shprehën asokohe se ky koment rrezikonte përshkallëzimin e luftës. Një zëdhënës i qeverisë ruse e përshkroi atë si “të habitshme” dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë u përpoqën shpejt të tërhiqeshin.

(Kosova Sot Online)