Ambasadori i Shqipërisë në OKB: Paralelja e Putinit për pavarësinë e Kosovës nuk qëndron
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i pyetur rreth paraleles së Presidentit rus Vladimir Putin për pavarësinë e Kosovës dhe Donbasit të Ukrainës tha se në Kosovë pati genocid ndaj popullsisë, çka çoi në shpalljen e pavarësisë, ndërsa Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, duke pretenduar shkelje të minoritetit të saj në Ukrainë, por pa sjellë prova.
“Nuk shohim ndonjë ngjashmëri mes pavarësisë së Kosovës dhe sulmit të paprovokuar të ushtrisë ruse në Ukrainë apo vetëshpalljen e Donbasit si vend i pavarur për arsyen e thjeshtë, pasi nuk ka asnjë ngjashmëri. Operacioni i NATO-s në vitin 1999 erdhi pas viteve bisedimeve diplomatike dhe grupit të kontaktit, ku Rusia ishte pjesë e saj gjithashtu. Pra, misioni i NATO-s ishte për të ndaluar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe për të ndaluar gjenocidin”, tha Hoxha
Ai tutje tha se Kosova sot po ndërton shtetin e saj dhe po zhvillon shoqërinë e saj, njëlloj si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Edhe Rusia supozoi se minoriteti i saj në Ukrainë po dhunohej dhe ky ishte një justifikim për fillimin e luftës, por nuk u paraqitën prova për genocidin që Ukraina, sipas Rusisë, kishte kryer ndaj këtij minoriteti. Rusia ndoqi një tjetër rrugë, duke pushtuar Ukrainën. Kosova sot po ndërton shtetin e saj dhe po zhvillon shoqërinë e saj, njëlloj si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe i gjithë rajoni po sheh drejt të ardhmes”, shtoi ambasadori i Shqipërisë në OKB.
(Kosova Sot Online