Lexoni edhe:
E rëndë: Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje
Dje në një konferencë për media, Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ministrin Fikrim Damka, se përmes një marrëveshje të lidhur me “Caritas”, kanë keqpërdorur 1.1 milion euro. Ministria e Zhvillimit Rajonal që drejtohet nga ministri Fikrim Damka dhe vetë Gërvalla kanë reaguar pas denoncimit të PDK-së, duke mohuar akuzat.
Ndërkohë sot ka reaguar organizata Caritas Kosova me seli qendrore në Ferizaj, duke u distancuar nga një zhvillim i tillë dhe duke sqaruar se Caritas Kosova s’ka të bëjë fare me një gjë të tillë.
E rëndë: Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasjeLexoni edhe:
Nga kjo organizatë kanë thënë se janë organizata e vetme që njihet nga Kisha Katolike si organizatë humanitare dhe që ka legjitimitetin për të vepruar me këtë emër, dhe theksojnë se funksionimi i organizatave të tjera me të njëjtin emër në Kosovë është shkelje flagrante në reputacionin dhe emrin e Caritas Kosova.
(Kosova Sot Online )