
Personi që u gjet i vdekur në veturën e tij në Prishtinë është nipi i Adem Grabovcit

Burime të medias të afërta me viktimën, thonë se personi që u gjet i vdekur sot në një parking nëntokësor në lagjen “Emshir” të Prishtinës është 50-vjeçari Nazmi Grabovci, djali i vëllait të politikanit Adem Grabovci.
50-vjeçari është gjetur i vdekur në një veturë në lagjen “Emshir” të Prishtinës.
Ekipi i medias po qëndron në vendin e ngjarjes dhe raporton se viktima është gjetur pa shenja jete në një parking nëntokësor. Vendin ku dyshohet se u gjet viktima policia e ka rrethuar me shirita.
Policia ka konfirmuar nisjen e hetimeve rreth vdekjes së tij.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit”, ka konfirmuar policia
(Kosova Sot Online)