Dalin detaje të reja për vdekjen e Princeshës së Katarit

  • E /
  • 02 June 2022 - 15:26
Dalin detaje të reja për vdekjen e Princeshës së Katarit

Kasia Gallanio, ish-princesha e Katarit, u gjet e vdekur pak ditë më parë në Marbella të Spanjës, në moshën 45-vjeçare.

“Daily Mail” shkruan se Gallanio ndërroi jetë si pasojë e mbidozës së drogës, ndërsa ndodhej në gjendje depresioni pasi pak javë më parë humbi kujdestarinë për vajzën e saj, për të cilën kishte akuzuar ish-bashkëshortin e saj miliarder se e kishte prekur në “mënyrë të papërshtatshme”.

Kasia Gallanio, 45 vjeç, ishte gruaja tretë e miliarderit Abdelaziz bin Khalifa Al Thani, 73 vjeç. Javë më parë, ajo e kishte përshkruar si “makth” jetesën e saj mbretërore./A2CNN

(Kosova Sot Online)