Lexoni edhe:
VETTING-u në drejtësi nevojë urgjente për vetpastrimin e strukturave ruso-serbe të krimit nga institucionet vitale te shtetit!
Një video, e cila u bë virale, e shfaq një grua në Indi që rrezikon jetën e saj duke u ngjitur në murin e pusit për të marrë ujë. Kjo e nxjerr në pah edhe mungesën akute në disa zona të shtetit qendror indian të Madhya Pradesh.
Në video gruaja shihet duke zbritur në pus pa litar apo mjete mbrojtëse për të arritur deri te uji.
Njerëzit në fshatin Ghusiya janë detyruar të marrin masa të tilla ekstreme pasi puset dhe pellgjet janë tharë, shkruan BBC.
Disa zona të tjera në të gjithë Indinë po përballen me krizë të ngjashme të ujit.
Videot që tregojnë indianët që rrezikojnë jetën e tyre për të marrë ujë shpesh bëhen virale. Në prill, një video e ngjashme tregoi një grua që zbriste një pus në shtetin Maharashtra për të marrë ujë.
Një raport global i vitit 2019 e kishte emëruar Indinë në mesin e 17 vendeve ku “stresi për ujë” ishte “jashtëzakonisht i lartë”.
#WATCH | Madhya Pradesh: People in Dindori's Ghusiya village risk their lives to fetch water from an almost dry well pic.twitter.com/jcuyLmE5xL
— ANI MP/CG/Rajasthan (@ANI_MP_CG_RJ) June 2, 2022
(Kosova Sot Online)