“Kosova ka sistemin më të mirë tatimor në botë”

  • E /
  • 03 June 2022 - 09:56
“Kosova ka sistemin më të mirë tatimor në botë”

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka pritur në takim dje përfaqësuesit e kompanisë “LIDL”, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Sipas Hajdarit, përfaqësuesit e kompanisë LIDL, e cila pritet të investojë në Kosovë, konkluduan se Kosova ka shumë potenciale konkurruese për investime dhe se është vendi me sistemin më të mirë tatimor në botë.

“Me delegacionin e kompanisë LIDL u përshendetëm me zotimin e tyre që do të investojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë, gjersa konkluduan se Kosova ka shumë potenciale konkurruese për investime dhe ndër të tjera, është vendi me sistemin më të mirë tatimor në botë.

Ne mbetemi të përkushtuar dhe në dispozicionin e investitorëve LIDL, për t’ju lehtësuar hapat e tyre për të bërit biznes në Kosovë, për më shumë vende pune për të rinjtë tanë dhe për rritje të cilësisë dhe standardeve të një sërë ushqimesh dhe produktesh të freskëta me cilësi të lartë në vendin tonë dhe në botë”, ka shkruar Hajdari.

(Kosova Sot Online)