Lexoni edhe:
VETTING-u në drejtësi nevojë urgjente për vetpastrimin e strukturave ruso-serbe të krimit nga institucionet vitale te shtetit!
Interesim masiv i kosovarëve është parë në konkursin e fundit për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka përfunduar sot ekzaminimet sistematike mjekësore, përkatësisht testimet psikologjike-mjekësore të kandidatëve për kadetë të rinjë të Policisë së Kosovës, ku janë parë radhë të gjata.
Ekzaminimet kishin nisur me datë 10 maj dhe kanë përfunduar me 2 qershor 2022, ku gjithsej janë ekzaminuar 522 kandidatë.
“Në këtë proces ishin të angazhuar profesionistë të klinikave dhe shefat e shërbimeve nga ShSKUK/QKUK, specialistë të fushave të ndryshme, psikologë, laborantë e infermierë.
E gjithë puna është kryer në koordinim të plotë nga koordinatori i këtij procesi, Dr. Edmond Haliti dhe Dr. Lindita Katjazi nga Departamenti i Shëndetësisë në Policinë e Kosovës, të cilët kanë përcjellë, ndihmuar dhe mbikëqyrur këtë process”, ka njoftuar SHSKUK’ja.
(Kosova Sot Online)