Lexoni edhe:
Tre të dehur vjedhin mijëra euro nga një veturë në Fushë-Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se një rast i dyshimtë për Lijën e Majmunit është duke u trajtuar në QKUK. Bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Komuna e Dragashit.
Ai është pranuar për trajtim dje.
“Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, me datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit”, thuhet në komunikatë.
Tre të dehur vjedhin mijëra euro nga një veturë në Fushë-KosovëLexoni edhe:
Sipas Ministrisë, atij i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike në Holandë. Gjendja e tij është stabile.
“Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Hollandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK”, ka njoftuar Ministria.
Komunikata e plotë:
Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, me datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox). Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit.
Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK me datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile.
Po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.
Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Hollandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara.
Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK.
Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarër e Republikës së Kosovës, se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile.
(Kosova Sot Online)