
Lexoni edhe:
Propozimi destruktiv i opozitës për ndryshimin e ligjit mbi importin e veturave e shndërron Kosovën në deponi të mbeturinave metalike të importuara nga Evropa!
Një aksident trafiku ka ndodhur sot afër Spitalit Rajonal në Gjilan, ku i vdekur ka mbetur një këmbësor i moshës 76-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai tha se Policia rreth orës 11:22 ka amrrë informacione për një aksident trafiku afër spitalit dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Viktima më pas është dërguar në Qendrën Emergjente të Gjilanit, por përkundër ndihmës së mjekëve, i njëjti ka ndërruar jetë.
(Kosova Sot Online)