Lexoni edhe:
Serbia e Aleksandër Vuçiqit dhe Shqipëria e Edi Ramës aleat të Vladimir Putinit për krijimin e “Rusisë së Vogël” në mes të Ballkanit!
Pak ditë pasi u votua nga Kuvendi i Shqipërisë si president i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar sot takime, me ish-krerë të shteteve, për të marrë këshilla nga eksperienca e tyre.
Begaj u takua me ish-presidentin Alfred Moisiu, Bamir Topin si dhe me Rexhep Mejdanin. Takimi zgjati përreth një orë dhe u zhvillua në ambientet e Pallatit të Brigadave.
Ndërkohë një “incident” i vogël është regjistruar në nisje të takimit të presidentit të ri Bajram Begaj me paraardhësit e tij, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi. Teksa makina e tij hynte në oborr, një mace i ka prerë rrugën.
(Kosova Sot Online)