Lexoni edhe:
Lista e veteranëve të nxirret dhe hetohet, të pastrohen me proces të ri verifikimi e të largohet hipoteka e mbuluar me hije krimi
Një e re, jeta e së cilës u kthye përmbys pas një aksidenti të rëndë, u zgjua nga gjendja e komës për të zbuluar se i dashuri e kishte lënë kur ajo ishte e pandërgjegjshme.
Brie Duval ishte vendosur në Australi nga vendi i saj i lindjes Kanada dhe vazhdonte marrëdhënien me të dashurin e saj të katër viteve, shkruan Metro.co.uk.
25-vjeçarja kishte mbetur me një plagë në kokë pasi kishte rënë nga një parking i lartë makinash që ishte lënë pa përfunduar nga ndërtuesit.
Brie tha për të përditshmen Mirror se kishte qëndruar për katër javë në koma me disa fraktura e kocka të thyera, ndërsa familjarët ishin paralajmëruar se ajo kishte vetëm shanse të pakta për të mbijetuar.
Kur më në fund ajo u zgjua dhe nisi rekuperimin, i shkroi të dashurit të saj, për të kuptuar se ai kishte bllokuar të gjitha lidhjet madje dhe nga rrjetet sociale.
Vajza tha për të përditshmen: “Më në fund më dhanë telefonin tim dhe mendimi i parë ishte ta merrja në telefon dhe të mësoja nëse e dinte çfarë kishte ndodhur”.
“Hapa telefonin për t’i shkruar por më doli mesazhi i një gruaje që më thotë se ‘partneri yt tashmë është me mua. Ai është larguar nga banesa dhe jeton me mua e djalin tim, të lutem mos kontakto me të’”.
“Dhe unë nuk kam dëgjuar më prej tij që kur kam qenë në spital, ishte një braktisje e rëndë. Nuk e kam as idenë e arsyes përse ndodhi kjo”.
Brie tregonte se as prindërit e saj nuk mund të vinin në Australi prej izolimit total të vendosur asokohe nga autoritetet.
Histotinë e saj ajo e dokumenton në rrjetin social TikTok ku tregon për plagën e rëndë në kokë dhe më pas me rimësimin e detyrave të thjeshta si të ecurit dhe punët e shtëpisë.
(Kosova Sot Online)