'Për çdo litër naftë Qeveria përfiton nga 60-70 centë'
Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka kritikuar Qeverinë për rritje të çmimeve të naftës.
Ai ka treguar se Qeveria nuk po heq dorë prej përftimeve të rritjes së çmimeve, ndërsa naftëtarëve u kërkon të heqin dorë.
Sipas tij, për çdo litër naftë apo benzinë qeveria përfiton nga 60-70 centë.
“Qeveria për çdo litër naftë apo benzinë merr nga 60-70 centë e nuk heqë dorë prej fitimit të vet, e naftëtarëve u kërkon të heqin dorë prej fitimit të tyre! Dyfytyrësi!”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)