“Nuk trazonte as mizat”, xhaxhallarët e të riut që u gjet i dekompozuar në malin e Gramozit: Thonë se është marrë me drogë

  • E. /
  • 13 June 2022 - 15:12
“Nuk trazonte as mizat”, xhaxhallarët e të riut që u gjet i dekompozuar në malin e Gramozit: Thonë se është marrë me drogë

Xhaxhai i 29-vjeçari Sherif Mukaj që u gjet i pajetë në malin e Gramozit në Ersekë, deklaroi se nipi i tij nuk kishte konflikte me askënd.

Fatmir Mukaj tha se nipi i tij nuk trazonte dot as një mizë. Sipas tij djali ishte gjetur nga çobanët në një zonë të thellë.

“Ju mund të pyesni çfarë njeri ishte, ai s’ka pasur konflikt me asnjë ai nuk trazonte as mizat. Ne nuk dyshojmë në asnjë gjë. Unë jam fshatar shkoj me dele, lopë, gruan e kam të sëmurë, jam i vetëm. Ju mund të pyesni shokët e tij në Ersekë çfarë djali ishte. Alkool nuk përdorte, cigare jo, sherrxhi nuk ishte, të ndihmonte, nuk ka patur asnjë konflikt në rrethin e Kolonjës.

Ne flisnim në telefon. Si iku i ati e merrnim në telefon; ‘hajde këtej, hajde ha bukë këtej’, ‘jo’ thoshte se kam ngrënë. I ati e ndihmonte, pensionin ja la, lekë i dërgonte, nuk kishte asnjë problem. Unë nuk e kam takuar personalisht s’e kam pasur gruan e sëmurë, policia na ka thirrur na ka pyetur. Ne kemi patur marrëdhënie të mira, e kishim si evlat, shoqërinë e kishte të mirë. Atje ku është vrarë nuk shkonte vetë. S’ka mundësi, në fshatin Kreshovë jo. Ne kemi vajtur. Më ka marrë një çoban në telefon nga Konispoli se ai më merrte gjithmonë në telefon se e njihte, më tha ‘kshu kshu, kemi gjetur nje kufomë në pyll’. Mora vëllain tjetër. Ne vajtëm nuk na la policia ta shikonim deri te vendi i ngjarjes nuk shkuam. Te shtëpia policia erdhi të shtunë në darkë unë nuk kam qenë. Policia verifikoi çelësat. Ne nuk kishim shpresa se do ta gjenim bëri 7 muaj e 10 ditë.”, tha xhaxhai.

Ndërkohë ai pohoi se familja pritet që të vijë ditën e mërkurë.

“Janë shumë keq. E ëma ka 2 vjet që se ka parë. E motra gjithashtu. Çdo thotë! E kam nip, evlat e kam dhe unë. Unë kam djalin jashtë punon në punë të zezë, do vijë më thotë do i puth kockat. Çfarë do puthë?! Çfarë do përcjellë ato 5 eshtra. Shteti të veprojë të nxjerrë të vërtetën. Ne një bagëti në mal na humb dhe dalim ta kërkojmë, të ngordhur po ta gjejmë jo një njeri. Për mua s’ka pasur probleme. Na është marrë me gjëra të tjera le ti lante vetë kusuret, mbase ka bërë keq. Mbase ka pasur borxh të na i kërkonte do ja lanim.

Atje është vrarë ose është vrarë gjetkë dhe e shpunë, ai që i vajti dherit e di dhe ai që ka bërë veprimin. Rastësi që u gjet trupi i tij ndryshe nuk kishte mundësi. Celularin e mirë e kish lënë në shpi dhe çelësat e makinës. Ne i kemi prerë shpresat. Xhupi që u gjet ishte i djalit.”, tha xhaxhai i viktimës.

Ndërkohë xhaxhai tjetër, Artur Mukaj pohoi se ishin njoftuar nga disa çobanë.

“Ne jemi njoftuar nga cobenj të Sarandës dhe këmi shkuar në vendin e ngjarjes, por policia nuk na ka lënë të shkojmë eshtrat.
Ne s’kemi dyshime për persona djali nuk ishte problematik. Djali nuk ka pasur problëmë me asnjë. Nuk kishte nevojë për lekë, i dërgonte i ati nga Amerika plus që i kishte lënë dhe pension. Nuk ka shprehur shqetësim. Takohesha shpesh por 3 muajt e fundit ishte larguar. Mori dhe makinë dhe lëvizte shumë, me prindrit komunikonte perditë. Atje te vendi që u gjet nuk ka rrugë është terren i vështirë. Ai nuk do gjendej nëse nuk e gjenin barinjtë, ishte rastësi. Djali ishte i respektuar, me të gjithë fliste, s’ka patur probleme. Policia na tha se dyshohet është marrë me drogë, kaq, dyshime. Për pazare drogë janë dyshimet e policisë, nuk e dimë saktë tani, kaq na ka thënë. Sendet e gjetura i përkisnin djalit.”, tha xhaxhai.

(Kosova Sot Online)