Lexoni edhe:
Toleranca 23 vjeçare ndaj bandave serbe në veri të Kosovës po prodhon situata të rrezikshme për shtetin
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot ka folur në një konferencë për media. Siç raporton ‘tanjug’, Vucic ka thënë se është duke pritur që më 23 qershor, Brukseli ta shpërblej Kosovën me liberalizim të vizave, gjë për të cilën Vuçiq thotë se s’ka asgjë kundër.
Ai ka thënë se vetëm do të pres e të shoh se si Evropa do të arsyetojë një vendim të tillë për liberalizimin e vizave për Kosovën, meqë sipas tij, Kosova “s’po bën asgjë në dialog”, dhe se “ka ndaluar zgjedhjet”.
“Por unë dua vetëm të shoh se si do të shpjegojnë, do t’i shpërblejnë ata që nuk bënë asgjë në dialog, që ndaluan zgjedhjet, që konfirmuan në incidentet e përditshme se nuk e meritojnë besimin e bashkësisë ndërkombëtare”, ka shtuar Vucic.
(Kosova Sot Online)