
Kjo është pasuria e kryetarit të KGJK-s Albert Zogaj

Pasuri marramendëse, duke ju afruar milionerëve të politikës, kanë krijuar ndër vite edhe zyrtarët në institucionet e drejtësisë. Një ndër të pasurit e drejtësisë Kosovare është kryetari i KGJK-s Albert Zogaj. Në deklarimin e pasurisë për vitin e kaluar, ai deklaron shtëpi me 340.00 metra katrore që kap vlerën 140.000 euro, e deklaruar si kontribut familjar. Me kontribut te familjes e ka deklaruar edhe pronësinë e banesës prej 38. Metra katrorë e cila kap vlerën 35.000 euro.
Posedon edhe dy vetura, një pasat me vlerë 6.000 euro, e deklaruesit, dhe veturën Veturë Vitara 1.6 GL 4 Wd M/T, me vlerë prej 15.000 euro në emër të bashkëshortes . Obligimet ndaj institucioneve financiare, Kredia është shfrytëzuar për blerjen e veturës së bashkëshortes 3000 euro. Riprogramim i Kredisë paraprake dhe shfrytëzim i pjesës tjetër për përfundim të punimeve në shtëpi me kohëzgjatje 2020-2026.
Nga te hyrat vjetore ka deklaruar 27,223.00 të ardhura vjetore nga paga në gjyqësor, po ashtu merr edhe 5,603.00 nga angazhimi në AAB. Kompensime për pjesëmarrje në trajnime e tryeza shumën prej 1,105.0 në vit. Përfiton 5,348.00 pagë nga Komuna e Obiliqit Drejtoria e Arsimit, pagë nga puna e bashkëshortes . Të hyra nga qiraja e banesë në shumën prej 1,800.00. Po ashtu edhe 3,370.00 të hyra vjetore nga Trusti në emër personal dhe 292.00 nga kontributi i bashkëshortes në Trust.
(Kosova Sot Online)